Një zjarr i madh i është vënë një parcele toke pranë is-uzinës së baterive në lagjen “Uznovë” në Berat.
Mendohet se zjarri është vënë nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por ka dalë nga kontrrolli dhe ka marrë përmasa të mëdha. I favorizuar nga era e fortë që po fryn, zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e tokave, duke rrezikuar edhe disa banesa përreth tyre.
Zjarri ka përfshirë edhe një parcelë të mbjellë me ullinje por fatmirësisht zjarrëfikësit e kanë vënë shpejt nën kontroll.
Ndërkohë që flakët e zjarrit janë shuar dhe vatrat janë neutralizuar, nga ana e policisë konfirmohet se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorit të kësaj zjarrëvënie të qëllimshme,që për pak sa nuk u përhap drejt zonave të banuara.
Si pasojë e zjarrit konfirmohet se janë djegur rreth 2 ha me shkurrë dhe perime,si dhe disa rrënjë ullinj.
