Home Lajme nga Vendi Prag tragjedie në Tiranë nga shembja e rrugës, urbani bie në gropë duke shkaktuar frikë dhe panik te pasagjerët

Prag tragjedie në Tiranë nga shembja e rrugës, urbani bie në gropë duke shkaktuar frikë dhe panik te pasagjerët

nga Parler Albania

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të rënda ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme një urban i linjës Yzberisht- Qendër, mësohet se ka rënë në një gropë duke rrezikuar jetën e dhjetra pasagjerëve.

Shembja e rrugës ndodhi në momentin që urbani po kalonte aty, duke shkaktuar frikë dhe panik te personat që po udhëtonin me mjetin e transportit publik.

Fatmirësisht si pasojë e këtij incidenti nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Ju mund te pelqeni dhe