Mbremjen e sotme se bashku me shoqaten “Te Dhurojme Jete” drejt Tales se Lezhes, per ti dhene lajmin e shume pritur Alvaros se vogel, i cili i u be i njohur 2 muaj per pare nga televizioni Fax News dhe thirrja e nenes se tij per ta ndihmuar. Alvaro vuan nga Hidrocefalia, dhe i eshte nenshtruar 3 operacioneve ne koke, por fatkeqsisht nuk pati asnje permirisim. Rasti i be publik 2 muaj me pare ne televizionin Fax News pasi nena e tij e pa si te vetmen zgjidhje per te kerkuar ndihme per djalin e saj. Fatmirsisht rasti i u pa nga kryetari i shoqates “Te Dhurojme Jete” Erind Metani, ku beri te mundur dhe gjetjen e kontakteve ne Itali ku do te behet dhe nderhyrja e Alvaros.
Ne bashkpunim me shoqaten ne vendin tone, nje tjeter shoqate ne Itali do te kujdeset per shpenzimet e Alvaros ne Itali.
Desha të falenderoj televizionin tuaj, pasi ne jemi ndjekës të rregullt dhe në këtë mënyrë arritëm të njiheshim me rastin e Alvaros. Na u duk një rast emergjent dhe ndaj vendosëm ta bënim primarë në punënë e shoqatës sonë. Rasti i Alvaros na preku dhe u munduam të bëjmë të pamundurën duke kontaktuar bashkëpunëtorët tanë anembanë botës si dhe brenda Shqipërisë. Kemi marrë edhe projekte për mbledhje të fondeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare për ti dhënë sadopak ndihmë
Si përfundim vijmë sot të japim lajmin e shumëpritur për familjen, shoqata ‘Shqiponja’ e cila ndodhet në Rexho Emilja, ka marrë përsipër rastin e Alvaros dhe do të bëjë të mundur operimin e tij në Itali.
Gjithashtu nena e Alvaros mes lotesh dhe emocionesh shprehu falenderim ndaj Fax Neës qe beri te mundur te njihej rasti i saj, dhe beri te mundur njohjen me shoqatat te cilat do te kujdesen per shpenzimet dhe nderhyrjen e Alvaros ne Itali.
“Unë ndjehem shumë e lumtur. Jam e lumtur pamasë. Shpresoj që djali im të shërohet. Me arritjen e FaxNews dhe shoqatës “Të dhurojmë jetë” shpresoj që djali im të marrë një rrugë drejt zhvillimit dhe përmirësimit”, tha e ëma e Alvaros.
Vullnetaret e shoqates u kujdesen dhe per veshmbathje per Alvaron dhe nje shume monetare per shpenzimet e udhetimit drejt Italise ku pritet te behet deri ne fund te kesaj jave.