Kanë kaluar 26 vjet nga intervista e shumëpërfolur e dhënë nga Princesha Diana për gazetarin Martin Bashir, dhe pas një hetimi, BBC merr përsipër të kompensojë familjen mbretërore. Gjykatësi Dyson mori përsipër çështjen dhe më në fund arriti të provojë se Princesha Diana ishte mashtruar me të vërtetë për të dhënë intervistën në fjalë.
Sipas BBC, familja mbretërore do të marrë kompensim prej 1.5 milion paund nga të ardhurat e marra nga stacioni duke shitur të drejtat e intervistës në kanalet e tjera botërore. Siç u përmend, paratë do të dhurohen për bamirësi, e cila do të emërohet nga familja mbretërore dhe më konkretisht, djemtë e princeshës, Princi William dhe Princi Harry. Asnjë datë e saktë nuk është vendosur ende, as kushtet e sakta të marrëveshjes midis BBC dhe familjes mbretërore, sipas një artikulli të Daily Mail. Më në fund, thuhet se kanali tashmë i ka dërguar disa këkesa për falje Buckingham për të keqen, qëa shkaktoi intervista si për famën e familjes mbretërore ashtu edhe për psikologjinë e Princeshës Diana.