Talebanët po i detyrojnë njerëzit në Afganistan të ndahen nga të dashurit e familjes së tyre, ku dhimbja e nënave teksa ndahen nga fëmijët për ti siguruar atyre një jetë më të mirë ndërsa vetë, më pamundësi për tu larguar qëndrojnë për tu përballur me ‘ferrin’ në vend.

AFGANISTAN– Pamje drithëruese po bejnë xhiron e rrjetit ku gratë afgane hedhin fëmijët e tyre përtej murit rrethues të Aeroportit të Kabulit me shpresën që fëmijët e tyre do të evakuuohen drejt Perëndimit.
Talebanët po i detyrojnë njerëzit në Afganistan të ndahen nga të dashurit e familjes së tyre, ku dhimbja e nënave teksa ndahen nga fëmijët për ti siguruar atyre një jetë më të mirë, është e papërshkrueshme ndërsa vetë, më pamundësi për tu larguar qëndrojnë për tu përballur me ‘ferrin’ në vend.
Nuk ka asnjë siguri që fëmijet të cilët futen brenda murit rrethues të aeroportit, so të dërgohen drejt Perëndimit, qarkullojnë shumë deklarata se fëmijët e pashoqëruar nuk do të mund të dërgohen jashtë.
Një oficer i lartë tha se ata nuk kishin zgjidhje tjetër. “Situata është jashtë kontrollit. Është e tmerrshme, gratë po i hedhin foshnjat e tyre sipër telave me gjemba, duke u kërkuar ushtarëve t’i merrin. Një grua, duke përqafuar djalin e saj, i tha reporterit të transmetuesit britanik se burri i saj u bashkua me talebanët dhe filloi ta rrihte përsëri.“