Home Lajme nga Vendi ‘Tërbohen’ të rinjtë në Elbasan, hedhin armën dhe hekura nga dritarja, sulmojnë efektivët që u bënë shenjë të ndalonin

‘Tërbohen’ të rinjtë në Elbasan, hedhin armën dhe hekura nga dritarja, sulmojnë efektivët që u bënë shenjë të ndalonin

nga Parler Albania

ELBASAN– Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh janë vënë në pranga bashkë me një person të shpallur në kërkim kombëtar, Edison Kaçaniku dhe një tjetër me inicialet J. Xh.( i cili është arrestuar më parë).

Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet, kur policia u ka bërë shenjë të ndalonin pasi po zhvillohej një aktivitet festiv. Të rinjtë kanë kundërshtuar dhe janë larguar me makinë. Patrulla e policisë u është vënë pas, ndërsa të rinjtë kanë nisur të hedhin sende të forta nga dritaret e makinës duke qëlluar patrullën e policisë.

Nga dritarja e mjetit, ata kanë hedhur edhe një armë zjarri, me qëllimin që efektivët të mos ua gjenin. Pas kërkimit të përforcimeve dhe ndalimit të mjetit, policia i vuri në pranga të pestë personat, mes tyre dhe një që ishte shpallur në kërkim kombëtar, Edison Kaçaniku. Për këtë të fundit, Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas. Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës. Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para pergjegjesisë ligjore, ndaluan shtetasin Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.

Përmbledhja e ngjarjes: Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e DVP Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ju mund te pelqeni dhe