Home Lajme nga Vendi Ishte shpallur në kërkim kombëtar por i dha gaz makinës kur pa policinë, arrestohet një 30 vjeçar në Elbasan

Ishte shpallur në kërkim kombëtar por i dha gaz makinës kur pa policinë, arrestohet një 30 vjeçar në Elbasan

nga Albina Roshi

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 30 vjeçar të shpallur në kërkim pasi ka kundërshtuar urdhërin e policisë për të ndaluar.

Bëhet fjalë për shtetasin Edison Kaçaniku banues në Elbasan, i cili i iku policisë në korrik të vitit të shkuar teksa lëvizte me një mjet tip Fiat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Kapet dhe ndalohet dhe  një 30 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan,  në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para pergjegjesisë ligjore, ndaluan shtetasin Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.

Përmbledhja  e ngjarjes:

Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e  DVP Elbasan,  në lagjen “28  Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku  dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Ju mund te pelqeni dhe