Home Art “Pasi dëgjova britma në det vrapova për ta nxjerrë”, shpëtohet nga mbytja Shpëtim Saraçi

“Pasi dëgjova britma në det vrapova për ta nxjerrë”, shpëtohet nga mbytja Shpëtim Saraçi

nga Parler Albania

Kompozitori i mirënjohur, Shpëtim Saraçi ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Hamallajt në Durrës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 6 gusht, por është bërë publik vetëm këtë të enjte, pasi vetë Saraçi ka preferuar ta mbajë private.

Ka qenë Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” ajo që treguar rastin me një postim në rrjetin social “Facebook”, duke fshehur identitetin e personit të cilit i referoheshin.

Mësohet se Saraçi kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit, ndërsa fatmirësisht thirrjet e tij për ndihmë u dëgjuan nga vrojtuesi Ismet Keta, që me baywatch në dorë ka rendur t’i vinte në ndihmë.

Federata nënvizon se Saraçi “i lodhur nga stërmundimi dhe lufta me dallgët, ishte në gjendje kritike për jetën.”

Sipas vrojtuesit Keta, “iu deshën rreth 20 minuta për të dalë nga vorbulla” bashkë me Saraçin, “i cili ishte thuajse i pafuqishëm për t’u mbajtur te baywatch-i i shpëtimit.”

“Falë Zotit sot Vrojtuesit shpëtuan një personazh që i ka dhënë shume publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdoje t’i jape”, thuhet në postimin e datës 6 gusht të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .
FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!

Ju mund te pelqeni dhe