Home Lajme nga Vendi Nxorri studentët nga konviktet për t’i liruar vend afganëve, Rama mundohet të gjejë fajtorin: Është një dorë që shpif prej 30 vitesh

Nxorri studentët nga konviktet për t’i liruar vend afganëve, Rama mundohet të gjejë fajtorin: Është një dorë që shpif prej 30 vitesh

nga Parler Albania

Kryeministri Edi Rama e pershkruan si shpifje lajmin se studentët janë nxjerrë nga konviktet në Qytetin Studenti për të liruar hapësirat për strehimin e afganëve që do të vijnë në Shqipëri.

Rama shkruan në një postim në “Twitter” se ky fabrikim është nga e njëjta dorë që ka vulosur ngjarjet më të zeza në 30 vite.

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë“, shkruan Rama.

Rikujtojme se studentet u nxorren nga disa konvikte te Qytet Studentit me nje njoftim te menjehrshem , pa ju dhene shume kohe per te vepruar dhe le pastaj per te kundershtuar. Keto godina do te mbushen me shtetas afgane te cilet largohen nga vendi i tyre pasi Talibanet moren pushtetin.

Ju mund te pelqeni dhe