Home Bota Gardiania filmohet duke shkëmbyer puthje të zjarrta me një të burgosur, shkarkohet menjëherë nga puna

Gardiania filmohet duke shkëmbyer puthje të zjarrta me një të burgosur, shkarkohet menjëherë nga puna

nga Parler Albania

Një gardiane burgu në Addiewell të Britanisë është në telashe, pasi është filmuar duke u puthur fshehurazi me një të burgosur. Filmimi është regjistruar nga i riu që vuante dënimin.

Ai vendosi telefonin në parvazin e dritares dhe e ktheu me drejtim nga dera hyrëse. Pas pak, aty futet gardiania e burgut. I riu, e tërheq brenda dhomës dhe shkëmben disa puthje e më pas gardiania largohet.

Sipas burimeve, gardiania, rreth të 20-ave është detyruar nga i riu për puthjet, megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar. Pasi u bë publik incidenti ajo është larguar nga puna dhe është e shqetësuar për karrierën e saj në polici.

Ju mund te pelqeni dhe