Home Lajme nga Vendi Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet 45 vjeçari në Janjar të Vlorës, në pranga dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet 45 vjeçari në Janjar të Vlorës, në pranga dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

nga Parler Albania

DVP Vlorë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin turk, M. K., 38 vjeç, banues në Turqi, pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
 
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Sh. M., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën;

•V. M., 25 vjeç, banues në Bourges, Francë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund te pelqeni dhe