Home Bota Video prekëse nga Afganistani, marinsi amerikan i jep nga një gllënkë ujë fëmijëve të etur afganë

Video prekëse nga Afganistani, marinsi amerikan i jep nga një gllënkë ujë fëmijëve të etur afganë

nga Parler Albania

Një video e një marinsi që u jep nga “një gllënjkë ujë” fëmijëve afganë u bë virale të dielën për të ofruar një paraqitje të shkurtër të shpresës pas rënies katastrofike të Kabulit rreth një javë më parë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk dihet shumë për videon ose kur është filmuar saktësisht.

Ndryshe, videoja tregon marinsin amerikan duke buzëqeshur dhe duke pasur një moment “mendjelehtësimi” me një grup të vogël afganësh.

Ai bën me shenjë se si të hapin ata gojën dhe pastaj e vendos shishen në gojën e fëmijëve që duken gazmorë.

“Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo fitoi famën në internet”, shkroi aktori Daniel Neëman në Twitter.

Ju mund te pelqeni dhe