Home Lajme nga Vendi Dogji 7 hektarë me pyje duke ndezur dhe rindezur zjarrin në Shpirag, arrestohet një person në Berat

Dogji 7 hektarë me pyje duke ndezur dhe rindezur zjarrin në Shpirag, arrestohet një person në Berat

nga Albina Roshi

Ka rënë në prangat e policisë së Beratit, shtetasi Jaho Shkëlqim Subashi, i cili dyshohet se është personi që i vendosi zjarrin pyllit me pisha në fshatrat Mjeshovë e Meto, në zonën e Shpiragut.

Pas një lufte 24-orë me zjarrin, burime nga zjarrfikësja e Beratit bëjnë me dije se janë shuar të gjitha vatrat aktive, teksa theksohet se janë shkrumbuar 7 hektarë me pyje dhe shkure.

Pas një punë intensive , inspektorët e policisë kanë mundur të identifikojnë dhe të kapin, personin i cili dyshohet se zjarrvëniet i ka bërë në mënyrë të qëllimshme duke ndezur dhe rindezur disa herë zjarrin në këtë zonë.

Ju mund te pelqeni dhe