Home Lajme nga Vendi Momenti kur ekzekutohet me 4 plumba regjisori i njohur, shikoni pamjet…

Momenti kur ekzekutohet me 4 plumba regjisori i njohur, shikoni pamjet…

nga Parler Albania

Policia në Long Island në SHBA ka publikuar pamjet dramatike të ekzekutimit të një regjisori filmash.

Pamjet e sigurisë së policisë kanë kapur momentin kur një regjisor në Long Island City u vra në makinën e tij nga një person i paidentifikuar. Në video shihet qitësi duke ecur para një garazhi ndërsa flet në telefon para se të shkojë drejt një Mercedes Benz me dorën në xhep.

Bëhet fjalë për Joseph ‘Taheim’ Bryan, 50 vjeç, ishte duke qëndruar në automjet në rrugën Jackson Avenue rreth orës 23:20 para se burri ta qëllojë katër herë duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare thuhet se autori i ngjarjes është ndihmuar nga një shofer për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Një dëshmitar i tha “DailyMail”: ‘Dëgjova një breshëri të shtënash me armë rreth orës 11 të natës, shumë të shpejtë dhe afër. Hodha sytë nga dritarja ime dhe pashë një makinë të parkuar në mes të rrugës pranë ndërtesës sime. Sigurimi i ndërtesës doli dhe vuri re se diçka nuk ishte në rregull. Pas të shtënave policia mbërriti shumë shpejt në vendngjarje.

Ju mund te pelqeni dhe