Home Lajme nga Vendi Dita e tretë e pelegrinazhit, bie fluksi në malin e Tomorrit. Njerëzit nuk pyesin për Covid, ja marrin valles

Dita e tretë e pelegrinazhit, bie fluksi në malin e Tomorrit. Njerëzit nuk pyesin për Covid, ja marrin valles

nga Parler Albania

Bie fluksi i automjeteve pelegrinë në malin e Tomorrit por lëvizja e automjeteve vazhdon të jetë e vështirë.

Fax News raporton se gjatë ditës së tretë të peligrinazhit në malin e Tomorit rruga vazhdon të ketë fluks të madh ndërsa njerëzit kanë fjetur në makina dhe çadra.

Pas ritualeve ka patur edhe nga ata që kanë fjetur nëpër ambientet përreth oborrit të teqesë dhe në shpatin përreth saj. Sipas shefit qarkullimit Ali Yzeiri situata ditën e sotme është nën kontroll. Pavarësisht rasteve në rritje të koronavirusit, siç mund ta shihni në video qytetarët festojnë duke ia marrë valles të gjithë së bashku.

Ju mund te pelqeni dhe