Home Sporti “Filloi plaçkitja”/ Motra e Ronaldos reagon ashpër ndaj VAR-it në Itali!

“Filloi plaçkitja”/ Motra e Ronaldos reagon ashpër ndaj VAR-it në Itali!

nga Parler Albania

Elma, motra e Cristiano Ronaldos, ka shpërthyer me akuza kundër vendimit të VAR-it. CR7-ta erdhi nga stoli në pjesën e dytë por goli i tij me kokë në minutën e 94-të u anulua nga teknologjia duke u konsideruar pozicion jashtë loje.

Sulmuesi portugez festoi si i çmendur duke hequr fanellën pasi shënoi, por goli i tij u anulua pak minuta më vonë pas rishikimit të aksionit në VAR. Ishte një vendim i vështirë për gjyqtarët, por Ronaldo e kishte krahun më përpara se vija e mbrojtjes së Udineses. Pavarësisht kësaj, motra e tij nuk u pajtua dhe u ankua ndaj vendimit të gjyqtarit.

Ajo postoi një fotografi nga aksioni kur shënoi Ronaldos, duke shkruar: “Sikur ta kishte krahun tim, nuk do të kishte qenë pozicion jashtë loje. Duhet ta zëvendësoni masën e madhe me masë të mesme”.
Ajo shtoi: “Plaçkitja filloi”.

Ju mund te pelqeni dhe