Home Lajme nga Rajoni Rritje shumë e frikshme e numrit të viktimave në Kosovë, shënohen dhe mbi 1000 raste të reja

Rritje shumë e frikshme e numrit të viktimave në Kosovë, shënohen dhe mbi 1000 raste të reja

nga Parler Albania

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 17  viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1067 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 278 persona.

Njoftimi i plotë:

23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.

Ju mund te pelqeni dhe