Home Lajme nga Vendi Aksidenti me një viktimë në Prrenjas, detaje të reja: Çifti i bashkëshortëve kishin shkuar të mblidhnin patate, ja gjendja e gruas

Aksidenti me një viktimë në Prrenjas, detaje të reja: Çifti i bashkëshortëve kishin shkuar të mblidhnin patate, ja gjendja e gruas

nga Parler Albania

Një 43 vjeçar i identifikuar si Zija Stojna humbur jetën ditën e sotme në Prrenjas pasi humbi kontrollin e mjetit në lagjen Kovanik.

Mësohet se është plagosur dhe nje pasagjere, Lumturie Stoja bashkeshortja e tij, që ishte në makinën tip Toyota, e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Sipas burimeve, çifti kishte shkuar për të mbledhur patate dhe po ktheheshin nga puna kur shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi jashtë rruge.

Njoftimi:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe