Home Lajme nga Vendi Goditi 26 vjeçarin 16 herë me thikë pas sherrit me të vëllain, dënohet pas 32 vitesh shqiptari

Goditi 26 vjeçarin 16 herë me thikë pas sherrit me të vëllain, dënohet pas 32 vitesh shqiptari

nga Parler Albania

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka denuar me 11 vite burg të pandehurin H.Z.

Ky person ne bashkepunim me nje tjeter, tashme te denuar, kane vrare ne bashkepunim nje 26 vjecar 32 vite me pare pas nje sherri prane kanalit te ujit.

“Kjo për shkak se me datë 20.10.1989,  rreth orës 9:30, në afërsi të kanalit për ujitje, i akuzuari në bashkëveprim me tani të dënuarin S.Z, e nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Z.U, i moshës 25 vjeçare, në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me datë 02 qershor 1989, në mes të pandehurit me vëllain e tani të ndjerit, me ta vërejtur  tani të ndjerin Z.U,  e përcjellin për një kohë e pastaj i afrohen nga prapa, fillimisht tani i dënuari S, e kap për qafe me dorën e majtë, kurse me dorën e djathtë fillon ta godas me thikë në pjesën e përparme të regjionit të gjoksit, e kur i ndjeri në mbrojtje e sipër, së bashku me tani të dënuarin S , kanë rënë në kanalin e ujit , i akuzuari H, zbret në kanal e përderisa i dënuari S, po e mbante për duarsh tani të ndjerin Z, i akuzuari e godet disa herë  me thikë, në shpinë e në pjesë të tjera të trupit, me ç’rast tani i ndjeri, nga tani i dënuari S dhe i akuzuari,  ka marrë gjithsej 16 goditje me thikë, shumicën prej tyre në organet vitale, e si pasoj e këtyre goditjeve, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes“, thote gjykata.

Ju mund te pelqeni dhe