Home Bota Situata e vështirë në Afganistan, Joe Biden telefon Boris Johnson, ja çfarë diskutuan dy liderët

Situata e vështirë në Afganistan, Joe Biden telefon Boris Johnson, ja çfarë diskutuan dy liderët

nga Parler Albania

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur sonte përsëri me Presidentin amerikan Joe Biden  në lidhje me situatën në Afganistan, përpara takimit të nesërm të G7.

Ata diskutuan përpjekjet e vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA për të koordinuar evakuimin e shpejtë dhe të sigurt të shtetasve të tyre dhe avganve që më parë kanë punuar me qeveritë aleate nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit.

Dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar largimin e atyre që duan dhe që kanë të drejtë të largohen, përfshirë edhe pasi të ketë përfunduar faza fillestare e evakuimit.

Kryeministri Jonson dhe Presidenti Biden vunë në dukje rëndësinë e angazhimit të koordinuar diplomatik për të siguruar përparimin e bërë në Afganistan dhe për të parandaluar një krizë humanitare.

Ata u angazhuan për të nxitur veprimet ndërkombëtare, përmes G7 dhe Këshillit të Sigurimit të OKB -së, për të stabilizuar situatën, për të mbështetur popullin afgan dhe për të punuar drejt një qeverie afgane gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

Ju mund te pelqeni dhe