Home Lajme nga Rajoni Vrau 18 vjeçaren në Kosovë, vihet në pranga Dardan Krivaqa

Vrau 18 vjeçaren në Kosovë, vihet në pranga Dardan Krivaqa

nga Parler Albania

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar para njerëzve që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa kishte kryer edhe vepra të ndryshme penale me pare dhe u shpall në kërkim prej dy ditësh.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkohë, babai i saj ka bërë të ditur se vajza e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për problemet që i kishin pasur.

Ju mund te pelqeni dhe