Home Lajme nga Vendi Bllokohet 11 orë autostrada/ 3 persona të vdekur pas aksidentit të rëndë

Bllokohet 11 orë autostrada/ 3 persona të vdekur pas aksidentit të rëndë

nga Parler Albania

Tre persona kanë vdekur dhe një person i katërt po lufton për jetën pas një aksidenti të rëndë në një autostradë në Angli ku janë përfshirë një kamion, një minibus dhe një makinë.

Sipas mediave të huaja, dy persona janë arrestuar pas përplasjes, e cila ndodhi pranë Waltham Abbey në Essex. Nëntë ambulanca, dy helikopterë, disa automjete policie plus makina zjarrfikëse u nisën drejt vendit të ngjarjes.
Policia e Essex tha se dy shoferë u arrestuan nën dyshimin se kishin shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e rëndë nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit.

Policia po heton shkaqet e aksidentit që bllokoi për 11 orë autostradën kryesore në këtë zonë.

Ju mund te pelqeni dhe