Interi ka arritur akordin me klubin ne Torinos për transferimin e Andrea Belottit.
Ky është lajmi i bujshëm ditën e sotme nga “Tuttomercatoweb” e cila raporton se Interi ka ofruar 20 milionë euro për kampionin e Europës.
Raportohet se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Belottit, teksa pritet vetëm vendimi i sulmuesit.
Sulmuesi 27-vjeçar dëshiron të largohet nga Torino pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.