Home Lajme nga Vendi Iu gjet heroinë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe pasagjerja 38-vjeçare

Iu gjet heroinë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe pasagjerja 38-vjeçare

nga Parler Albania

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Z., 34 vjeç dhe shtetasen H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë.

Pas dyshimeve se 34-vjeçari po drejtonte automjetin e tij nën efektin e lëndëve narkotike, efektivët e ‘Forcave Shqiponja’ bën ndalimin e mjetit, duke gjetur dhe sasinë e heroinës më pas.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Ju mund te pelqeni dhe