Home Lajme nga Vendi Aksident në Korçë-Kapshticë, humb jetën një person që lëvizte me motorçikletë

Aksident në Korçë-Kapshticë, humb jetën një person që lëvizte me motorçikletë

nga Parler Albania

Një person ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në aksin Korçë-Kapshticë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motorçikletë në fshatin Cangonj dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima ende i paidentifikuar, ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe