Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin Nexhat Sada i cili akuzohet por plagosje me thikë të një 56-vjeçari me iniciale L.K.
Pas ndihmës së parë mjekësore i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e kapur në flagrancë autorin e dyshuar 29-vjeç banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës me të cilën Nexhat Sada ka goditur shtetasin L. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu në Fier, policia ka arrestuar Artur Xhafën i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën shtetasin A. Xh., 48 vjeç, banues në Dërmënas, Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin e datës 20.10.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u kap dhe u ndalua shtetasi Xhabir Berisha, 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 15.01.2020, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.