Kryeministri Rama ka njoftuar në mbledhjen e fundit të qeverisë së tij se Najada Çomo është tërhequr nga mandati i saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë për tiu përkushtuar punës si drejtuese e Spitalit Infektiv në prag të nisjes së një vale të re infektimesh me variantin Delta të COVID 19.
Rama tha se ndihet shumë i prekur nga kërkesa e Çomos për të lënë mandatin e deputetes për t’iu përkushtuar profesionit të saj.
“Jam i prekur nga komunikimi me doktoreshën Najada Çomo e cila u bë simboli i rezistencës së mjekëve në vijën e parë të luftës. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputete së sapo zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Duke e ndjerë më shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik. Pikërisht në momentin kur varianti i ri Delta filloi të mbushë spitalet. E falënderoj publikisht doktoreshë Najada Çomon”, tha Rama.