Kryeministri Edi Rama foli sërish për kritikët e “Ballkani i Hapur” në mbledhjen e tij përmbyllëse për mandatin e dytë qeverisës. Rama tha se është krenar me atë që është bërë ndërsa rikonfirmoi se kjo polemikë nuk e shqetëson fare dhe se do të vazhdojë punën në mandatin e tretë.
Rama u ndal edhe te mosdakordësia me Kosovën dhe tha se bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojë me projekte të përbashkëta.
Kryeminstri theksoi se qeveria ka punuar shumë që të jetë sa më pranë negociatave me Bashkimin Europian por megjithatë puna do vijojë në 8 vitet e ardhshme edhe pa pritur miratimin për çdo hap nga partnerët ndërkombëtarë.
“Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave me BE dhe me hapjen e një kapitulli të ri në politikën tonë rajonale, si një prej nismëtarëve të “Ballkanit të Hapur”, që në thelb është procesi i Berlinit me një shpejtësi të re dhe me një përgjegjësi të re, papritur që përjetësimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, shërbimeve, të kalojnë 8 vite të tjera.
Polemikat për “Balkanin e Hapur” dhe akuzat e hatshme ndaj meje dhe qeverisë qoftë nga Tiranë apo Prishtina nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë në mandatin e tretë. Ka shumë tym dhe zjarr ndezur për qëllime të politikës së ditës, por qeveria e re do të vazhdojë para.
Jam i bindur se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë punë të mira, pavarësisht mos dakordësisë së kolegëve në Kosovë për “Open Balkan”,- deklaroi Rama.
Kujtojmë se Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Shumë komentues nga Kosova para pak kohësh e sulmuan Ramën në Facebook për afërsinë e tij me Vuçiç po ashtu dhe anëtarë të qeverisë së Kosovës, ndërsa Rama u shpreh se se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. Rama iu përgjigj kritikëve duke thënë se nuk ishte tradhëtar por as nuk do të hiqte dorë nga “Open Ballkan”.