Home Lajme nga Rajoni Përplasje me armë mes dy personash në Prishtinë, Policia nuk gjen asnjërin prej tyre

Përplasje me armë mes dy personash në Prishtinë, Policia nuk gjen asnjërin prej tyre

nga Parler Albania

Dy persona dyshohet se janë perplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti.

Ju mund te pelqeni dhe