Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtës, pak para mesnate, në fshatin Reç të Malësisë së Madhe, ku një person është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, viktima me iniciale S. Ç. i ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në kohën kur ndodhi ngjarja, rrethanat e së cilës mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/ Informacion paraprak
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.