Home Lajme nga Vendi U qëllua me breshëri plumbash në Malësi të Madhe, humbi jetën në spital pas plagëve të marra, identifikohet viktima

U qëllua me breshëri plumbash në Malësi të Madhe, humbi jetën në spital pas plagëve të marra, identifikohet viktima

nga Parler Albania

Identiteti i plotë i personit me iniciale S. Ç., që ndërroi jetë në spital në orët e vona të së enjtes, pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Reç të Malësisë së Madhe është zbuluar.

Burimet kanë konfirmuar se viktima që vdiq në spital quhet Sokol Çelaj.

Më herët, shërbimet e rendit njoftuan se Çelaj u qëllua me armë teksa po lëvizte me automjetin e tij dhe se u transportuar në spitalin e Shkodrës, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara.

“Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarja”, njoftoi policia.

Ju mund te pelqeni dhe