Avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale ka mbërritur në aeroportin e Rinasit orët e para të mëngjesit të sotëm.
Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve të Fax News, refugjatët afganë i janë nënshtruar procedurës së të dhënave individuale.
Sapo një grup përfundon, nisen në Durrës në 3 grupe, pra ai grup që mbaron niset dhe pastaj ofrohet mbrojtje e përkohshme.


