Home Lajme nga Vendi Kanabis, zjarrvënie dhe vjedhje në Fier, arrestohen 5 persona

Kanabis, zjarrvënie dhe vjedhje në Fier, arrestohen 5 persona

nga Parler Albania

Policia ka vënë në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit nga uniformat blu, 18-vjeçari Aristir Mine, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në Fier, i është gjetur kanabis, e ndarë në doza dhe për ta shitur.

Në Lushnje, 62-vjeçari Kujtim Mema u arrestua në flagrancë pasi në fshatin Golem, kishte djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar tokat e tjera përreth.

Autoritetet policore, bënë të mundur vendosjen në pranga 34-vjeçarit nga Fieri Eduart Çaushaj, i cili ishte shpallur në kërkim. I riu ka vjedhur në datë 21.08.2021, në lagjen “Kastriot”, biçikletën e shtetasit P. R., e cila u gjet në banesën e 34-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 20-vjeçari Arbër Hoxha banues në Levan, u vu në pranga pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, teksa shtetasi Igli Imami u arrestua sepse nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. 44-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.

Njoftimi i plotë i policisë

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. 

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar tokat e tjera përreth.      

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Ç., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datë 21.08.2021, në lagjen “Kastriot” Fier, ka vjedhur biçikletën e shtetasit P. R., e cila u gjet në banesën e 34-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Levan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit.

Ju mund te pelqeni dhe