Home Lajme nga Vendi Me mbishkrimin ”Covid” në ngarkesën me banane, sekuestrohen 1 ton kokainë në Malin e Zi

Me mbishkrimin ”Covid” në ngarkesën me banane, sekuestrohen 1 ton kokainë në Malin e Zi

nga Parler Albania

Një sasi e konsiderueshme prej 1 ton kokainë është sekuestruar në Malin e Zi. Sipas informacioneve paraprake nga mediat vendase, operacioni është kryer në kryeqytetin e vendit, Podgoricë.

Droga me etiketën “Covid” dhe “BXD” ishte fshehur në një dërgesë me banana dhe policia ka arrestuar dy persona. Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.

Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica. “Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.

Ju mund te pelqeni dhe