Home Lajme nga Rajoni Infektimet s’kanë të ndalur në Kosovë, 16 të vdekur dhe 2098 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Infektimet s’kanë të ndalur në Kosovë, 16 të vdekur dhe 2098 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

nga Parler Albania

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka patur 2098 raste të reja me Covid19 dhe 16 përsna kanë ndërruar jetë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 1.614 qytetarë të prekur nga ky virus ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400

Njoftimi I plotë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Ju mund te pelqeni dhe