Home Lajme nga Vendi Gjendet një kufomë gjysëm e dekompozuar në Shijak, reagon policia: Dyshohet se i përket një endacaku

Gjendet një kufomë gjysëm e dekompozuar në Shijak, reagon policia: Dyshohet se i përket një endacaku

nga Parler Albania

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shijak. Nuk dihet arsyeja që ka cuar në vdekjen e këtij personi dhe as identiteti i tij, por policia thote se ai dyshohet te jete nje endacak.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Policia dhe grupi hetimor jane nisur menjehere drejt vendngjarjes per te zbuluar rrethanat e vdekjes se ketij personi, si edhe identitetin e tij.

Njoftimi:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.

Ju mund te pelqeni dhe