Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh ditën e hënë, në orën 18:00, për të miratuar një sërë çëshjesh të rëndësishme.
I pari që mbajti fjalën e tij ishte Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi se reformimi i partisë së tij bëhet me qëllimin për suksesin e betejës kundër Kryeministrit Edi Rama, betejë kjo që sipas tij është vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Pasi mbylli fjalën Lulzim Basha, Këshilli Kombëtar vijoi me miratimet. Në këtë mënyrë është miratuar skuadra e re e Lulzim Bashës, me të cilën do të përballet në 4 vitet e ardhshme me Kryeministrin Rama.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte janë bërë me dije edhe emrat më votuar, të cilët tashmë janë edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë.
Fugurat me të votuara janë si më poshtë:
Gert Bogdani
Tomorr Alizoti
Agron Gjekmarkaj
Ervin Salianji
Flamur Noka
Oerd Bylykbashi
Kreshnik Çollaku
Aldo Bumçi
Fitim Zekthi
Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)
5 anëtaret gra:
Oriola Pampuri
Dhurata Çupi
Juela Hamati
Taulanta Jaupi
Lindita Metaliaj