Home Bota Një epokë e re ‘gjymtuese’, ekspertja: Gratë afgane do të abuzohen dhe nuk do të kenë liri nga sundimi i talebanëve

Një epokë e re ‘gjymtuese’, ekspertja: Gratë afgane do të abuzohen dhe nuk do të kenë liri nga sundimi i talebanëve

nga Parler Albania

SHBA-ja thotë se ka filluar një kapitull të ri të angazhimit me Afganistanin, i cili do të udhëhiqej nga diplomacia.

Menjëherë pasi fluturimi i fundit amerikan u largua nga Kabuli, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken theksoi se talebanët do të duhet të respektojnë të drejtat e grave.

Sipas BBC, Lina AbiRafeh, një eksperte e të drejtave të grave që punoi në Afganistan nga viti 2002 deri në 2006 thotë se gratë tashmë po jetojnë në frikë.

“Frika është gjymtuese dhe pasiguria është një frenues, njerëzit thjesht nuk duan të jenë jashtë. Në të njëjtën kohë, grave që ishin aktive në sektorin e shëndetësisë u është kërkuar të dalin dhe të fillojnë punën dhe ata po e bëjnë këtë por ata mbeten gjithashtu të shqetësuara, “- tha zonja AbiRafeh.

Ajo shtoi se kishte aq shumë shpresë në vend para marrjes në dorë të pushtetit nga talebanët, por që brezi i ri mund të vuante vërtet.

“Gratë afgane kanë qenë jashtë dhe punojnë dhe vërtet kanë shfaqur talentet e tyre, dhe kanë fituar të gjitha këto liri të reja. Dhe e gjithë kjo tani është në rrezik me atë që po ndodh në vend. Pra, është jashtëzakonisht shqetësuese për to, veçanërisht për një brez të ri të gra që nuk përjetuan abuzimet ose kufizimet e talebanëve, “- tha ajo.

Ju mund te pelqeni dhe