Home Lajme nga Vendi Ishin duke luajtur së bashku në oborr, nipi qëllon me armë dajen e tij në Përmet

Ishin duke luajtur së bashku në oborr, nipi qëllon me armë dajen e tij në Përmet

nga Parler Albania

Një plagosje ka ndodhur mesditën e djeshme në Përmet.

Policia njofton se duke luajtur në oborrin e shtëpisë një shtetas i mitur ka goditur aksidentalisht në shpatull me armë sportive dajën e tij.

Ky i fundit është dërguar menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet,  shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin  Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.

Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për  shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse. 

Ju mund te pelqeni dhe