Home Politikë “Shikoji mirë këta fytyra”, motra e ushtarit të vrarë nga shpërthimi në Afganistan i bërtet Bidenit: Shpresoj të digjesh në ferr!

“Shikoji mirë këta fytyra”, motra e ushtarit të vrarë nga shpërthimi në Afganistan i bërtet Bidenit: Shpresoj të digjesh në ferr!

nga Parler Albania

Motra e njërit prej 11 marinsave amerikanë të vrarë nga shpërthimi në Kabul i tha presidentit Joe Biden se shpreson se do të digjet në ferr përderisa po largohej nga ceremonia e pranimit të trupave të dielën.

Mark Schmitz, babai i Lance Corporal Jared Schmitz, i tha gazetës “The Washington Post” se ai ia tregoi fotografinë e të birit presidentit Biden dhe i tha: “Mos e harro asnjëherë këtë emër. Mos e harro asnjëherë këtë fytyrë. Mos i harro asnjëherë emrat e 12 të tjerëve dhe ndaj ca kohë për t’i mësuar tregimet e tyre.”

Schmitz tha se Bidenit duket se nuk i pëlqyen komentet dhe ia ktheu: “I di tregimet e tyre”, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Babai i ushtarit të vrarë më pas tha se motra e një ushtari të vrarë i bërtiti presidentit amerikan gjatë ceremonisë duke i thënë: “Shpresoj të digjesh në ferr! Ai ishte vëllai im!”

“S’mund ta fajësoj për këtë. Ne të gjithë humbëm dikë”, tha prindi i njërit prej ushtarëve të vrarë, duke iu referuar familjares së ushtarit tjetër.

Ndryshe, në ceremoninë e pranimit të trupave të ushtarëve të rënë mori pjesë edhe vetë presidenti Biden. Ai u kritikua për një gjest që e bëri gjatë ceremonisë: e shikoi orën përderisa dorën tjetër e mbante afër zemrës.

Ju mund te pelqeni dhe