Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë së tretë radhazi të socialistëve.
Kështu Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër Rindërtimi dhe krahas saj do të jetë edhe në detyrën e zv/ kryeministrit. Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Elisa Spiropali do vijojnë të qëndrojnë në krye të dikastereve të mandatit të shkuar.