Home Sporti RONALDO SHKRUAN HISTORINË E FUTBOLLIT! I duhen gati 6 minuta për t’u kthyer në Legjendë

RONALDO SHKRUAN HISTORINË E FUTBOLLIT! I duhen gati 6 minuta për t’u kthyer në Legjendë

nga Parler Albania

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më shumë në historinë e futbollit.

Kampioni portugez, falë dy golave të shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Irlandës, e vlefshme per kualifikueset e Boterorit 2022 në Katar, arriti 111 gola me kombëtaren: Ali Daei, i cili ishte ndalur në 109, askush si ai.

Portugezi, tashmë i kthyer te Manchester United dhe pasi ka lënë Juventusin pas 3 vitesh, duket në formë të jashtëzakonshme dhe ndoshta në Torino do të bëhen pishman që nuk i krijuan kushtet e nevojshme për të synuar diçka madhore si Champions League, duke e lëshuar shumë shpejt…

Portugalia përmbysi Irlandën 2-1 pikërisht me golat e CR7, teksa ky i fundit humbi edhe penallti, i neutralizuar nga portieri kundërshtar.

“Gjëja e rëndësishme është gjithmonë ekipi, unë besova deri në fund dhe kjo është arsyeja pse, 10 minuta nga përfundimi i ndeshjes, kërkova mbështetjen e publikut.

Ne luajmë në shtëpi dhe për ne lojtarët ndihma e publikut është thelbësore. Ata na dhanë forcë. Jam i lumtur të ndihmoj me fitoren dhe të thyej rekordin, por gjëja më e rëndësishme është ekipi.

Ky rekord është imi dhe është unik. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe është një hap tjetër në karrierën time. Tregon dëshirën që kam për të vazhduar të luaj futboll, edhe me këtë kontratë të fundit që bëra, me të cilën isha i lumtur të kthehesha në shtëpi.

Nëse zgjohem çdo ditë me ambicien për të bërë më mirë, për të bërë tifozët dhe fëmijët tanë të lumtur, kjo është thelbësore”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Ju mund te pelqeni dhe