Home Bota Para disa ditësh mbante foshnjën afgane në krah, vritet ushtarja amerikane

Para disa ditësh mbante foshnjën afgane në krah, vritet ushtarja amerikane

nga Parler Albania

Ka ndërruar jetë rreshtorja Nicole Gee e cila vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.

Ushtarja 23-vjeçarja postoi në llogarinë në Instagram një fotografi e cila pozonte me uniformë teksa në krah mbante një foshnjë afgane. Tani emri i saj është në listën tragjike të 13 trupave amerikane të vrarë në sulmin e së enjtes në Aeroportin Karzai në Kabul.

“Ajo ishte një luftëtare, punonte e frymëzuar nga Zoti. Gjithmonë duke kërkuar gra dhe fëmijë afganë në turmë, për t’i ndihmuar të largoheshin nga vendi”. Kështu e përshkruan kapitenia Karen Holliday në faqen e saj personale në Facebook. Duke kujtuar – dhe me hidhërim – se si një fotografi tjetër ku Gee shoqëron disa vajza në aeroplan, për t’u siguruar që ato janë të sigurta, kishte nxitur shumë komente seksiste ditët e fundit, që e kishin lënduar rreshteren.

Ju mund te pelqeni dhe