Home Bota “Veprime të turpshme me asistenten e tij brenda në zyrë”, pas skandalit të madh që iu publikua, ish-Ministri shijon ca pushime për ‘qejfin e vet’

“Veprime të turpshme me asistenten e tij brenda në zyrë”, pas skandalit të madh që iu publikua, ish-Ministri shijon ca pushime për ‘qejfin e vet’

nga Parler Albania

Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, duket se ka nisur disa ditë pushime romantike me të dashurën, Gina Coladangelo. “The Sun” shkruan se dyshja ndodhet në Alpet zvicerane dhe po qëndron në një banesë që kushton 78 paund nata.

Bëhet e ditur se Hancock dhe Coladangelo ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar drejt Alpeve Zvicerane të martën.

Thuhet gjithashtu se ky është udhëtimi i tyre i parë si çift, pas skandalit që u përfshinë të dy. Vetëm pak muaj më parë, “The Sun” zbuloi lidhjen e tyre të fshehtë, duke publikuar foto teksa putheshin në buzë.

Për shkak të veprimeve të turpshme që bënte në zyrën e tij së bashku me asistenten, ish-ministri u detyrua që të jepte dorëheqjen menjëherë.  Thuhet se ai i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.

Hancock, 42 vjeç, u largua nga shtëpia ndërsa zonja Coladangelo, e cila gjithashtu ka tre fëmijë, u nda nga burri i saj Oliver Tress.

Ju mund te pelqeni dhe