Sulmuesi francez, Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas një starti shumë të mirë të sezonit, futbollisti tashmë duhet të qëndrojë për pak kohë larg skuadrës.
Klubi i Milanit ka njoftuar se pas testeve të kryera, Giroud ka rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë.
Një lajmi i keq ky për trajnerin Pioli, i cili megjithatë për ndeshjet e kampionatit shpreson të ketë gati Ibrahimovic.
“AC Milan njofton se sot Olivier Giroud rezultoi pozitiv me Covid-19. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Specifikohet se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës nga ndeshja e ligës kundër Cagliarit “, thuhet në komunikatën e klubit.