E dashura e mrekullueshme dhe vogël e Brad Pitt, Nicole Poturalski, u pa këtë javë duke kaluar kohën me burrin e saj me pronarin e restoranteve gjermanin Roland Mary, 68 vjeç, vetëm një muaj pasi kishte kaluar kohën me Pitt në Francë. Poturalski dhe Mary, të cilët kanë një djalë shtatë vjeçar së bashku, u panë duke qeshur dhe duke pirë duhan me miqtë në Borchardt tek restoranti që zotëron Mary, fotot janë marra nga Daily Mail. Të dy janë në një “martesë të hapur” dhe Mary thuhet se “nuk është e interesuar” të jetë xheloze për lidhjen e saj jashtëmartesore me aktorin e famshem, sipas Daily Mail.
Poturalski, marrëdhënia e të cilit me Pitt, 56 vjeç, u konfirmua nga Page Six në gusht, u takua me yllin “Njëherë e një kohë në Hollywood” në restorantin e burrit të saj verën e kaluar. Modelja e lindur në Poloni fluturoi për në Los Angeles disa javë më vonë mbas atij takimi, dhe ajo dhe Pitt filluan lidhjen, duke u përfshirë një koncert në Kanye West në nëntor.