Home Lajme nga Vendi Çohu Enver nga varri, çmimi duhet të jetë real dhe shërbimi cilësor, jemi të rrezikuar nga infektimi nuk respektohen masat

Çohu Enver nga varri, çmimi duhet të jetë real dhe shërbimi cilësor, jemi të rrezikuar nga infektimi nuk respektohen masat

nga Parler Albania

Shitja e aboneve muore për shumën e 600 lekëve të reja prej 6 muajsh ndërkohë që vlera reale e tyre është 1600 lekë të reja, është një veprim i dyshimtë. Fax News ka marrë prononcimin e qytetarëve që përdorin transportin publik për t’u njohur më mirë me mendimet që ata kanë rreth kësaj çështje por edhe për t’u informuar rreth masave të marra ndaj Covid-19.

Qytetarët shprehen se nuk kanë dijeni përsa i përket çmimit të biletës por se kjo gjë ishte gjithashtu një e mirë për ta. Ndërsa lidhur me masat e marra kundër Covid-19, ata u shprehën senuk zbatoheshin në asnjë linjë të urbanëve dhe se rreziku ëpr t’u infektuar ishte shumë i lartë.

Qytetarët:

Ku di unë cfarë bëjnë ata, vijnë zgjedhjet në bashki, bëhen tenderime. Kta janë dallavere. Me 6000 lekë e mora abonenë, unë nuk e di, por për ne më mirë është se fukarenj jemi.

Masat anti-covid në urbane.

Më së shumti nuk i mbajnë. Ne të rrezikum jemi por cfarë të bëjmë. Kinostudio është skandaloze, të vish në mëngjes me të, të merret fryma. Nuk futesh dot mrena se të merret fryma.

Tani u është mbush mendja dhe për arsye elektorale e kanë ulur cmimin nga 16 mijë lekë në 6 mijë. Unë nuk jam me këtë ide, duhet të jetë çmimi real. Sot shoh që asnjë nuk mban maskë. Vijnë nga ana e anës na sjellin infeksionin dhe na mbajnë izoluar. Unë jam komunist, coh Enver Hoxha nga varri.

https://www.facebook.com/watch/faxweb.al/

Ju mund te pelqeni dhe