Home Lajme nga Vendi Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vorë, procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vorë, procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve

nga Parler Albania

Tiranë

Vorë/Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas (babë e bir) dhe procedohen penalisht kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve..

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Gurët e zinj” Vorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 32 vjeç dhe H. M., (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ju mund te pelqeni dhe