Home Lajme nga Vendi Përplasen 3 automjete në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset pasagjerja 68 vjeçare, tansportohet për në spital

Përplasen 3 automjete në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset pasagjerja 68 vjeçare, tansportohet për në spital

nga Parler Albania

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën 3 automjete.

Si rrjedhojë e përplasjes së fortë, ka mbetur e plagosur pasagjerja 68 vjeçare E.B e cila ndodhej në mjetin me drejtuese M.B.

Fatmirësisht 68 vjeçarja është transportuar me shpejtësi për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe