Sektori agro-bujqësor në Itali kërkon krah pune dhe i kërkojnë qeverisë italiane miratimin e një drafti të ri ligjor për sjelljen e një fluksi të ri punonjësish sezonalë ekstra-komunitarë.
Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe nisjen e periudhës së vjeljes së frutave e perimeve sipërmarrësit italianë lëshojnë alarmin se janë të preokupuar për mungesën e punonjësve sezonalë në vjeljen e rrushit, ullinjve, frutave e perimeve të stinës.
Përmes shoqatës së sipërmarrësve agro-bujësorë “Confagricultura”, ata përcjellin kërkesën e tyre për nevojën e domosdoshme për punëtorë ekstra-komunitarë sezonalë.
Presidenti i ‘Confagriculturës’, Massimiliano Giansanti ka deklaruar se “kanë kërkuar emetimin e një drafti të ri për mbërritjn e punonjësve sezonalë të huaj.
Pandemia, thotë ai “na ka vënë në vështirësi dhe është e domosdoshme të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që të mos orientohen vetëm nga urgjenca e emergjenca”.